E parkon veturën në trotuar, policia e gjobit shoferin e Ferizajt
BKT
Kronika

E parkon veturën në trotuar, policia e gjobit shoferin e Ferizajt

Policia e ka gjobitur shoferin e një automjeti për parkim të parregullt në trotuarin e rrugës “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.

Kjo informatë tek policia ishte dërguar  me fotografi nga një qytetar në adresën e policisë rajonale.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët si nē këtë rast dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika