Paraburgoset prizrenasi që vodhi dhe kanosi familjen e tij
Kronika

Paraburgoset prizrenasi që vodhi dhe kanosi familjen e tij

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit C.K, i cili dyshohet për vjedhje dhe kanosje të familjes së tij.

Më 18 janar, i pandehuri në shtëpinë e tij në Prizren ka shfrytëzuar mundësinë kur familjarët e tij s’kanë qenë aty dhe ka hyrë në dhomën prindit të tij, duke ia marrë 100 euro. Të njëjtin veprim e ka bërë edhe të nesërmen, duke i marrë edhe 50 euro, të cilat më pas i harxhon në qytet, njofton Klan Kosova.

“I pandehuri me qëllim të frikësimit, seriozisht i kanos personat tjerë, me fjalë se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe të dëmtuarve – babait dhe vëllait të tij, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit kuptojnë që i pandehuri i ka marrë paratë e prindit pa njohurinë e tij, kur kthehet në shtëpi e pyesin të pandehurin se ku i ka harxhuar ato para, por i njëjti revoltohet dhe tenton që ta sulmojë vëllanë e tij.

Por, aty ndërhynë prindi i tij dhe e ndalon, mirëpo i pandehuri vazhdon duke i kanosur të njëjtit me fjalët “nëse e thirrni policinë kur të dal prej policisë kam me ju vra, kam me ju zhduk”, me çka

tek të dëmtuarit ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar.


MË SHUME NGA Kronika