Kërcënoi prindërit se do t’i vriste, arrestohet i dyshuari në Prizren
Kronika

Kërcënoi prindërit se do t’i vriste, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi i njëjti kishte kërcënuar prindërit e tij me vrasje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Petrovë të Prizrenit.

“Fsh. Petrovë, Prizren 26.01.2022 – 11:00. Dy viktimat  kosovar kanë raportuar se djali i tyre  kosovar ka shkaktuar dhunë në familje si dhe i ka kanosur ata me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 


MË SHUME NGA Kronika