Pakoja e dyshimtë alarmon Elbasanin
Kronika

Pakoja e dyshimtë alarmon Elbasanin

Një pako e dyshimtë ka alarmuar paraditen e kësaj të premteje Elbasanin.

Burime paraprake për Klan News bëjnë të ditur se pakoja është gjetur në një kazan plehrash tek kryqëzimi i Dinamos, në bulevardin kryesor të qytetit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila pasi evakuoi zonën ka nisur punën për verifikimin e kësaj pakoje. Gjithashtu në vendngjarje është dhe reparti zjarrfikës.

Gazetari Fatos Salliu thotë se sipas të dhënave nga vendngjarja bëhet fjalë për një qese brenda së cilës duket se herë pas herë pulson diçka. Kjo ka rritur dyshimet e policisë e cila ka njoftuar ekspertët antieksploziv. Pritet ardhja e tyre që të asgjësohet qesja. /tvklan.al