12:40 / 28.01.2022
Zjarr në një banesë në Korçë, raportohet për 1 viktimë
Një banesë është përfshirë nga flakët pranë shkollës të muzikës në Korçë.
Nga të dhënat paraprake raportohet për 1 viktimë.
Viktimë ka mbetur një 67 vjeçar, i identifikuar si Edmond Ramollari. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë ngrohësja elektrike.
Zjarrfikësja në vendngjarje për fikjen e flakëve./A2























