08:51 / 31.01.2022
Tre persona në Pejë tentuan të grabisnin një dyqan në Pejë
Tre persona kanë tentuar të grabisnin një dyqan në Pejë, të dielën në ora 20:49.
Siç njofton Policia, të dyshuarit kanë thyer derën e dyqanit dhe i kanë sulmuar dy punëtorë të kompanisë, derisa më pas kanë ikur në drejtim të parkut të qytetit. Gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri.
“Viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.























