Rrahje mes dy femrave në Fushë Kosovë,në përleshje e sipër dëmtojnë lokalin
BKT
Kronika

Rrahje mes dy femrave në Fushë Kosovë,në përleshje e sipër dëmtojnë lokalin

Një rrahje mes dy femrave ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën tjetër femër kosovare si dhe ka dëmtuar (demoluar) kafiterinë e ankuesit mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Detaje rreth motivit të rastit nuk janë dhënë.


MË SHUME NGA Kronika