Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24-orëshit të fundit
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Nga dy raste kanë ndodhur në Gjilan dhe në Prizren, kurse nga një është raportuar në Fushë-Kosovë, Prishtinë dhe Rahovec.
Raporti i plotë:
Prishtinë, 01.02.2022 - 08:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Fushë-Kosovë, 01.02.2022 - 00:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit) ka shkaktuar dhunë në familje dhe ka tentuar t’i sulmojë. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa nuk raportohet për lëndime, rasti në procedurë hetimore.
Gjilan, 01.02.2022 - 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Gjilan, 01.02.2022 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren, 21.01.2022 - 23:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij, i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në arrati. Rasti, në procedurë hetimore.
Prizren, 01.02.2022 - 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti, pas një mosmarrëveshjeje, ka sulmuar fizikisht viktimën femër, bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rahovec, 01.02.2022 - 13:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër), pasi të njëjtët, pas një mosmarrëveshjeje, janë konfrontuar fizikisht mes vete. Të njëjtët pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.























