Vdes në QKUK personi që u gjet i plagosur në kokë në Gjakovë
Ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, personi i cili u plagos të dielën në Gjakovë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Po, viktima ka vdekur rreth orës 19:50 në QKUK në Prishtinë”, deklaroi Gjurkaj.
Ndërkaq sipas policisë, 46-vjeçari, ishte gjetur i plagosur në kokë, nga arma e zjarrit në vendin e quajtur Shkugez.
Policia në Gjakovë kishte pranuar një informatë rreth orës 13:00 për një person i cili është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë.
Gjurkaj thotë se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës.
Tutje theksoi se deri me tani muk dihen shkaqet e këtij incidenti.
“Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, janë gjetur një gëzhojë në afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes”, deklaroi ai.























