09:39 / 08.02.2022
Burri në Prishtinë largon nga shtëpia bashkëshorten me sëmundje të rëndë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Prishtinë dyshohet se është keqtrajtuar dhe larguar nga shtëpia, derisa vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mund të kujdeset për veten.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari nuk ka arritur të kontaktohet, derisa rasti po vazhdon të hetohet.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e keqtrajton atë dhe e ka larguar nga shtëpia dhe lënë pa përkujdesje. Viktima vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten. I dyshuari nuk është takuar nga policia, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.























