09:42 / 08.02.2022
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:24 është raportuar se është gjetur pa shenja jete një person (M/K) në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
PK-ja ka njoftuar se ekipi mjekësor dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
“ Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.























