Fier, bashkëshorti gjen gruan e vrarë
BKT
Kronika

Fier, bashkëshorti gjen gruan e vrarë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes qytetin e Fierit.

Një grua 50-vjeçare me inicialet V.M në lagjen “Sheq i Madh” është gjetur nga bashkëshorti në banesë e vrarë me mjet prerës.

Pas njoftimit nga kunati i viktimës,  policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje./TCh


MË SHUME NGA Kronika