Arrestohet një person nën dyshimin për dhunë ndaj gruas së tij
BKT
Kronika

Arrestohet një person nën dyshimin për dhunë ndaj gruas së tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për dhunë ndaj gruas.

Rasti ka ndodhur të hënën në Pejë në orën 23:55, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër  kosovare, bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftim.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika