Ndalohet një person te Dheu i Bardhë, s’posedonte dëshmi të vaksinave
BKT
Kronika

Ndalohet një person te Dheu i Bardhë, s’posedonte dëshmi të vaksinave

Një person është ndaluar nga policia në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit të dokumenteve të personit, i njëjti është identifikuar se më herët i është refuzuar hyrja në Kosovë, për shkak se nuk posedonte dëshmi për vaksina antiCOVID.

“I dyshuari mashkull është ndaluar në PKK Dheu i Bardhe. Gjatë kontrollit të dokumenteve të personit i njëjti është identifikuar se më herët i është refuzuar hyrja ne RKS, për shkak se nuk posedonte dëshmi për vaksina (anti Covid 19). I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se ka shfrytëzuar rrugët dytësore për të hyrë në Kosovë. I dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.


MË SHUME NGA Kronika