U raportua e humbur, vajza nga Fushë Kosova thotë se ka qenë me një djalë
BKT
Kronika

U raportua e humbur, vajza nga Fushë Kosova thotë se ka qenë me një djalë

Pesë ditë më parë, në Fushë Kosovë ishte raportuar për një vajzë të humbur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka gjetur atë të mërkurën duke bashkëjetuar me një djalë. PK-ja e ka regjistruar rastin si "sulm seksual".

Të dy janë të mitur. 

“Viktima femër kosovare e mitur e cila ditë më parë ishte raportuar si person i humbur, është intervistuar dhe e njëjta ka pranuar se ka qëndruar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorin, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.


MË SHUME NGA Kronika