Tre të arrestuar në Vushtrri, iu gjetën substanca të dyshuara narkotike
BKT
Kronika

Tre të arrestuar në Vushtrri, iu gjetën substanca të dyshuara narkotike

Tre persona janë arrestuar në Vushtrri për substance të dyshuara narkotike.

Njëri prej tyre u arrestua në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa dy të tjerë në atë “Ahmet Selaci”.

Policia ka bërë të ditur se me konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri, 10.02.2022─14:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 1.8 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”

“Rr.Ahmet Selaci, Vushtrri, 10.02.2022-19:05.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 2.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika