09:27 / 12.02.2022
Dyshohej për disa grabitje në Prishtinë, arrestohet
Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohej se ka kryer disa raste të grabitjeve në Prishtinë.
Sipas policisë, dje pas hetimeve të zhvilluara është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari. Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri me njëzetë e tre fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























