Arrestohet një 70 vjeçar në Graçanicë për dhunë në familje
BKT
Kronika

Arrestohet një 70 vjeçar në Graçanicë për dhunë në familje

Një 70 vjeçar me inicialet G.N është arrestuar sot në mesditë në Graçanicë, i cili dyshohet për dhunë në familje dhe armë mbajtje pa leje.

Sipas Policisë, pjesë e punës së zyrtarëve të dhunës në familje dhe sektorit të hetimeve, që i janë përgjigjur rastit, ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë.

“Gjatë kontrollit, në shtëpinë e personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, katër karikatorë dhe 52 fishekë. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. I dyshuari ngarkohet me veprat dhunë në familje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika