Policia i gjeti marihuanë, arrestohet një grua në Gjilan
BKT
Kronika

Policia i gjeti marihuanë, arrestohet një grua në Gjilan

Policia e Kosovës njofton se një grua është arrestuar në Gjilan, pasi tek e njëjta është gjetur dhe sekuestruar 5.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Në Raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit thuhet se pas intervistimit, e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Rr. Kumanovës, Gjilan, 19.02.2022 – 23:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar 5.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika