09:58 / 21.02.2022
Vetura godet dy këmbësore në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy këmbësore janë aksidentuar dje në fshatin Velekincë të Gjilanit.
Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë.
Këmbësoret kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar trajtim mjekësor.
"E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur me veturë dy viktimat femra kosovare, të cilat ishin duke kaluar rrugën. Viktimat për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Gjilan, pastaj janë liruar. ", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.























