10:07 / 21.02.2022
Prizrenasit i vidhen para në Brezovicë
Në Qendrën e Skijimit në Brezovicë një prizrenasi i janë vjedhur paratë
Ai ka raportuar në polici se derisa kishte qenë në Qendrën e Skijimit në Brezovicë kishte parkuar veturën në parking dhe në veturë kishte pasur para të gatshme. Pasi ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren kishte vërejtur se i janë vjedhur paratë.
“Sipas ankuesit , në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi, si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me çelës. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.























