Policia arreston dy të dyshuar për mashtrim
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për mashtrim.
Sipas njoftimit, dy të arrestuarit dyshohet të ketë marrë para nga persona të ndryshëm duke u premtuar se do t’ua rregullonin dokumentet për punë jashtë vendit.
“B. K, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. E, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet të ketë marrë nga persona të ndryshëm, shuma të caktuara parash që në total arrijnë vlerën rreth 10.000 euro, duke u premtuar atyre se do të ua rregullonin dokumentet për të punuar jashtë vendit”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur pesë persona.
“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani. Deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur pesë persona, andaj marrë në konsideratë këtë fakt, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.























