08:47 / 23.02.2022
Kapet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë, dyshohet se vodhi një veturë
Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Vërmicë në mbrëmjen e të mërkurës.
Ai dyshohet se ia ka vjedhur veturën një kosovari. I dyshuari është ndaluar duke drejtuar veturën e vjedhur.
Ai është dërguar në mbajtje.
“Vërmicë (Autostrada I. Rugova) 22.02.2022-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është ndaluar duke drejtuar automjetin , të cilin ia kishte vjedhur viktimës mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.























