08:57 / 24.02.2022
Gjendet e vdekur një e mitur në Gjilan
Një femër e mitur është gjetur e vdekur në Gjilan.
Policia ka bërë të ditur se familjarët e saj e kishin gjetur pa shenja jete të miturën më 22 shkurt rreth orës 22:55.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se nga familjarët e saj është gjetur pa shenja jete viktima e mitur femër kosovare. Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.























