11:44 / 27.02.2022
Kërcënoi nënën dhe motrën, arrestohet
Një person është arrestuar dje në Ferizaj, pasi që i njëjti ka kanosur me jetë nënën dhe motrën e tij dhe ia kishte vu zjarrin rrobave dhe gjësendeve tjera në dhomën e tij.
Sipas Policisë, i dyshuari sipas familjarëve ka probleme shëndetësore dhe është përdorues i substancave narkotike.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























