09:21 / 28.02.2022
Aksident trafiku në Gjilan, lëndohen tre persona
Në fshatin Zhegër të Gjilanit, gjatë ditës së djeshme, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.
Në raportin policor thuhet se si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor.
Raporti i plotë:
Fsh. Zhegër, Gjilan, 27.02.2022 – 13:50. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan për tretman mjekësor.























