09:26 / 28.02.2022
Vidhet një veturë në Çagllavicë
Një burrë ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura me targa vendore në oborrin e shtëpisë së tij në Çagllavicë.
Policia thotë se po e heton rastin.
"Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar para shtëpisë së tij. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin", thuhet në njoftimin e policisë.























