09:16 / 01.03.2022
Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj babait të tij, arrestohet
Në Rahovec, një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
Rahovec, 28.02.2022 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.























