10:39 / 01.03.2022
Arrestohet pasi dyshohet se kanosi një person për çështje pronësore
Në Vushtrri, të hënën është arrestuar një person, pasi dyshohet se për çështje pronësore ka kanosur viktimën mashkull kosovar.
Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
Rr. Enver Musa, Vushtrri, 28.02.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që për çështje pronësore ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.























