Babai rrah djalin, arrestohet
BKT
Kronika

Babai rrah djalin, arrestohet

Policia njofton se një baba është arrestuar dje në Mitrovicë pasi ka rrahur djalin e tij, rasti është hapur në polici si “lëndim i rëndë trupor”.

Rrahja sipas policisë ka ardhë pasi babai e ka kuptuar se djali i tij kishte një borxh, të cilin e kishte krijuar duke luajtur lojëra të fatit.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kuptuar që djali i tij viktima mashkull kosovar kishte një borxh, i njëjti e kishte rrahur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pranon se borxhin e kishte krijuar duke luajtur lojëra të fatit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin i plotë e policisë.


MË SHUME NGA Kronika