Arrestohet një person nën dyshimin për deklarim të rrejshëm
BKT
Kronika

Arrestohet një person nën dyshimin për deklarim të rrejshëm

Në Gjakovë të martën është arrestuar një person, pasi që i njejti dyshohet se duke u prezantuar-paraqitur rrejshëm, ka tentuar ta bëj tërheqjen e dokumentit-patentë shoferin e vëllait të tij.

Bazuar në raportin policor, pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Gjakovë 01.03.2022 - 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke u prezantuar-paraqitur rrejshëm, ka tentuar ta bëj tërheqjen e dokumentit-patentë shoferin e vëllait të tij. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

 


MË SHUME NGA Kronika