09:53 / 04.03.2022
Sulmoi fizikisht nënën e saj, arrestohet vajza në Mitrovicën e Veriut
Policia e Kosovës ka njoftuar se, me datë 02.03.2020 rreth orës 16:00 ka arrestuar një femër kosovare në Mitrovicën e Veriut.
Sipas policisë e njëjta kishte sulmuar dhe kanosur nënën e saj, kurse viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.
“E dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.























