Aksident trafiku në Skenderaj, lëndohet një person
BKT
Kronika

Aksident trafiku në Skenderaj, lëndohet një person

Në rrugën “Azem Bejta”, në Skenderaj, të enjten ka ndodhur një aksident trafiku.

Në raportin e policisë thuhet se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person, pasagjer në automjetin transportues.

I lënduari është dërguar në tretman mjekësor.

Raporti i plotë:

Rr. Azem Bejta, Skenderaj 03.03.2022 – 13:10. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një mashkull kosovar, pasagjer në automjetin transportues. I lënduari është dërguar në tretman mjekësorë.


MË SHUME NGA Kronika