Aksident në Polac të Skenderajt, lëndohen katër persona
BKT
Kronika

Aksident në Polac të Skenderajt, lëndohen katër persona

Në fshatin Polac të Skenderajt, të enjten ka ndodhur një aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete me targa vendore dhe me drejtues kosovarë.

Sipas raportit policor, të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKMF Skenderaj e më pas në emergjencën  e spitalit të Mitrovicës.

Raporti i plotë:

Fsh. Polac, Skenderaj 03.03.2022 – 16:45. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy automjete me targa vendore dhe me drejtues kosovarë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët ishin në vetura. Te lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKMF Skenderaj e më pas në emergjencën  e spitalit të Mitrovicës. 


MË SHUME NGA Kronika