10:28 / 04.03.2022
Dëmtohet një varrezë në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar për dëmtimin e një varreze në Lipjan.
Për rastin në polici ka njoftuar një person.
Sipas policisë ai ka thënë se i është dëmtuar pllaka e varrit të prindit të tij.
Rasti është duke u hetuar.
"Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë dëmtuar pllakën e varrit prindit të tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.























