10:44 / 04.03.2022
Sulmohet një i mitur në Istog, arrestohen tre persona
Polocia e Kosovës njofton se një i mitur është sulmuar fizikisht nga tre persona në Istog.
Rasti ka ndodhur të mërkurën .
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit kishin kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull i mitur. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy mjete të mprehta (brisqe)”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.























