10:03 / 07.03.2022
Aksident trafiku në Viti, lëndohen katër persona
Sipas raportit policor, të dielën ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në Viti.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i njërit automjet dhe tre pasagjerë.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi./F.C/
Raporti i plotë:
Viti, 06.03.2022-15:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi i njërit automjet dhe tre pasagjerë. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi.























