Arrestohen dy persona nën dyshimin për kanosje dhe sulm fizik
BKT
Kronika

Arrestohen dy persona nën dyshimin për kanosje dhe sulm fizik

Në rrugën “Dëshmorët e Gollakut”, në Prishtinë, të dielën janë arrestuar dy persona të mitur, pasi që të njejtit dyshohet se kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit tek njeri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./F.C/

Raporti i plotë:

Rr. Dëshmorët e Gollakut, Prishtinë, 06.03.2022-16:35.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të mitur pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu i mitur. Gjatë kontrollit tek njeri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika