Arrestohet një person pasi dyshohet se sulmoi fizikisht prindërit e tij
BKT
Kronika

Arrestohet një person pasi dyshohet se sulmoi fizikisht prindërit e tij

Të hënën është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij.

Në bazë të raportit policor, si pasojë e dhunës, njërit prej viktimave i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./F.C/

Raporti i plotë:

Prishtinë 07.03.2022 – 12:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili pas një mosmarrëveshje i  kishte sulmuar fizikisht dy prindërit e tij. Si pasojë e dhunës njërit prej viktimave i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika