Dyshohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikike në familjen e tij, arrestohet
Në Viti, të hënën është arrestuar një person, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike në familjen e tij.
Në bazë të raportit policor, si pasojë e dhunës, viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit, së bashku me fëmijët e saj për shkaqe të sigurisë ka shkuar te prindërit e saj.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./F,C/
Raporti i plotë:
Rr. Flaka e Janarit, Viti 07.03.2022 – 11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike në familjen e tij. Si pasojë e dhunës viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit së bashku me fëmijët e saj për shkaqe të sigurisë ka shkuar te prindërit e saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.























