Arrestohet i dyshuari i pestë për grabitjen e 3 mijë eurove në në Pejë
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari i pestë për grabitjen e 3 mijë eurove në në Pejë

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka njoftuar se është arrestuar mbrëmë edhe një i dyshuar tjetër për veprën penale “Grabitje”.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës.

“Pas vazhdimit të hetimeve intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, në orët e vona të datës 07.03.2022, kanë arritur ta arrestojnë edhe të dyshuarin e pestë (5) për veprën penale “ Grabitje”. Pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit (i mitur) është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh”, thuhet në njoftim.

“Më datë 01.03.2022, rreth orës 22:20, Policia është njoftuar se në rrugën “ Beteja e loxhës” në Pejë, një grup i personave të maskuar kanë hyrë ne zyrën e lokalit dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë), i kanë grabitur viktimës rreth tremijë (3000) euro, të dyshuarit kanë dal duke u bashkuar edhe me dy persona të tjerë të gjithë të maskuar, dhe kanë ikur ne drejtim të panjohur”, kishte sqaruar policia.


MË SHUME NGA Kronika