08:40 / 09.03.2022
Rahovec, arrestohet një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje
Në fshatin Gexhë të Rahovecit, të martën është arrestuar një i dyshuar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë.
Në raportin policor thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./F.C/
Raporti i plotë:
Fsh. Gexhë, Rahovec 08.03.2022 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 8 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.























