08:48 / 09.03.2022
Goditen tri këmbësore nga një automjet në Prizren
Në Prizren, të martën ka ndodhur një aksident trafiku, ku një automjet me targa të Shqipërisë, ka goditur tri këmbësore.
’Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore, pastaj janë liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raportin policor./F.C/
Raporti i plotë:
Rr. Tahir Sinani, Prizren 08.03.2022 – 19:10. Ka ndodhë një aksident trafiku, ku një automjet me targa të Shqipërisë ka goditur tri këmbësore femra kosovare. Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore, pastaj janë liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar.























