22:13 / 09.03.2022
Një i plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një i dyshuar
Një person është plagosur nën rrethana ende të pasqaruara sonte në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, ndërkohë që lidhur me rastin është arrestuar një person.
Zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Nysret Gjurkaj, tha për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.
“I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërkohë që policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me rastin”, ka thënë ai.























