10:06 / 11.03.2022
Lëndohet një person nga një aksident trafiku në Gjilan
Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” , në Gjilan, të enjten është raportuar se ka ndodhur një aksident në trafik, mes një veture udhëtarësh dhe një motoçiklete.
Bazuar në raportin policor, lëndime trupore si pasojë e aksidentit, ka pësuar drejtuesi i motoçikletës.
Ai është dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente mjekësore në Gjilan.
Rasti është duke u hetuar.
/F.Cërvadiku/























