Arrestohet një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje
BKT
Kronika

Arrestohet një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje

Të shtunën në fshatin Bardhosh, në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar.

Në bazë të raportit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë pa municion.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Kronika