Goditet nga një automjet këmbësorja në Suharekë
BKT
Kronika

Goditet nga një automjet këmbësorja në Suharekë

Në fshatin Reshan, në Suharekë, të martën ka ndodhur një aksident trafiku.

Një automjet ka goditur një këmbësore, ku si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.

“Viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Kronika