15:47 / 16.03.2022
Arrestohet nën dyshimin për dhunë psikike dhe kanosje ndaj bashkëshortes
Të martën në Fushë Kosovë, është arrestuar një person.
Sipas raportit policor, ai dyshohet se në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.
Prokurori i shtetit është konsultuar në lidhje me këtë rast dhe me vendim të tij, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
/F.Cërvadiku/























