16 të lënduar në një aksident trafiku në Grabanicë të Klinës
BKT
Kronika

16 të lënduar në një aksident trafiku në Grabanicë të Klinës

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku sonte rreth orës 19:05 në Grabanicë të Klinës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, sipas të cilit në këtë aksident ishin përfshirë katër vetura.

“Sot rreth orës 19:05, policia është njoftuar se në fshatin Grabanicë të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave ku si pasojë 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë ai për Kosovapress.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila po merret me hetimin e rastit.


MË SHUME NGA Kronika