11:01 / 21.03.2022
Pejë, arrestohet një person nën dyshimin për dhunë ndaj bashkëshortes
Të dielën, është arrestuar një person i dyshuar në Pejë.
Sipas raportit policor, ai është arrestuar nën dyshimin për dhunë ndaj bashkëshortes.
Me vendim te prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i Policisë:
Pejë, 20.03.2022-11:40.Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj .I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
/F.Cërvadiku/























